Flash News

KRYESORE

Turqia dëbon qindra emigrantë

Turqia dëbon qindra emigrantë

Autoritetet turke kanë  dëbuar qindra emigrantë afganë, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Turqi javët e fundit.

Mediat turke shkruajnë se 227 migrantë afganë janë dërguar të dielën me aeroplan nga qyteti Erzurum për në Kabul. Sipas të njëjtave burime mësohet se mbi 400 të tjerë do të dëbohen në ditët e ardhshme.

“Radio Europa e Lirë” raporton se zyrtarë të migrimit në Erzurum janë shprehur se autoritetet po planifikojnë t'i dëbojnë të 3000 migrantët afganë që ndodhen aktualisht në këtë qytet.

Në Kabul, një zëdhënës i Ministrisë për Refugjatë tha se ata po kthehen në shtëpi me vullnetin e tyre.

"Ata kanë dashur ta shfrytëzojnë Turqinë si rrugë tranziti në vende të tjera, por kur kanë dështuar, kanë vendosur të kthehen", tha Isuddin Jurat.

Gjatë një vizite në Kabul, kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha të dielën se Ankaraja është mirënjohëse për bashkëpunimin e Afganistanit lidhur me këtë çështje.

Të fundit