Flash News

KRYESORE

Turqia e bën të qartë: Nuk tërhiqemi nga Libia, nuk e braktisim popullin libian

Turqia e bën të qartë: Nuk tërhiqemi nga Libia, nuk e

Turqia nuk do të zmbrapset nga qëllimi për t’i qëndruar pranë qeverisë libiane dhe nuk do ta braktisë popullin libian. Këtë e deklaroi zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, që e bëri të qartë që çfarëdo plani që e përjashton vendin e tij nga Lindjen e Mesme nuk do të realizohet.

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë qeverinë legjitime të Libisë, të njohur ndërkombëtarisht, dhe nuk do të braktisë popullin libian”, tha Kalın pas një takimit të kabinetit në kompleksin presidencial.

Më 27 nëntor, Turqia nënshkroi marrëveshjet e kufirit detar dhe të bashkëpunimit të sigurisë me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Tripoli, e cila gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara (OKB), veprim i cili i ndalon lëvizjet e vendeve të tjera pa pjesëmarrjen e Turqisë.

Sa i përket mbështetjes që Rusia i jep komandantit libian, Khalifa Haftar, i cili udhëheq forcat që kundërshtojnë GNA-në, Kalın theksoi se kjo nuk kontribuon për paqen në vend.

Pas rënies së Muammar Gaddafi-t në vitin 2011, në Libi ka dy qeveri, njëra në Libinë lindore kryesisht e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Të fundit