Flash News

KRYESORE

Turqia ende asnjë rast me koronavirus, Erdogan refuzon t`i japë dorën Ambasadorit të Shqipërisë

Turqia ende asnjë rast me koronavirus, Erdogan refuzon t`i japë

Deri tani, Turqia nuk ka ende asnjë rast me koronavirus edhe pse kanë marrë shumë masa duke shmangur udhëtimet dhe masa ta tjera për të qenë në gatishmëri për një shpërthim të mundshëm dhe në shtetin e tyre.

Sot, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo. Takimi u zhvillua në kompleksin Presidencial, ku Ambasadori i Shqipërisë i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Erdogan.

Vetë Erdogan i zgjati dorën i pari Ribos, por menjëherë është tërhequr duke vendosur dorën në gjoks në formë përshëndetje.

Pas këtij gjesti, Erdogan shihet teksa thotë “korona” siç mund ta vëreni në videon e mëposhtme.

Përshëndetja dhe dhënia e duarve me njëri-tjetrin është bërë refleks tashmë për këdo në botë, megjithatë duhet të mësohemi me një stilit ë ri jetese duke shmangur kontaktet me njëri-tjetrin.

Kështu ka bërë dhe presidenti i Turqisë, duke qenë se edhe ai është i frikësuar nga koronavirsui i ri COVID-19, i cili është përhapur në gjithë botën.

Të fundit