Flash News

KRYESORE

Turqia flet hapur: Marrëdhëniet me SHBA janë në pikën kritike, ose i përmirësojmë ose i prishim tërësisht

Turqia flet hapur: Marrëdhëniet me SHBA janë në pikën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, paralajmëroi se marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë afër prishjes për shkak të mbështetjes amerikane ndaj organizatës terroriste YPG/PKK në Siri.

"Marrëdhëniet tona (me SHBA) janë në një pikë shumë kritike. Ose do t'i përmirësojmë marrëdhëniet, ose ato do të prishen tërësisht", tha Çavusoglu para gazetarëve në Stamboll, pas një takimi ministror turko-afrikan, raporton ‘AA’.

"Ne duam hapa konkretë (nga SHBA). Besimi i humbur duhet të rikthehet. Shkaku për këtë besim të humbur janë SHBA-të", tha ai.

Duke kritikuar lidhjet e SHBA-ve me organizatën YPG/PKK në Siri, krahun e armatosur të PYD/PKK-së, shefi i diplomacisë turke tha: "SHBA-të nuk po prekin anëtarët e ISIS-it në Siri në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë me grupin terrorist YPG/PKK".

SHBA-të kanë mbështetur prej kohësh PYD/PKK-në si një "aleat të besueshëm" në luftën e saj kundër ISIS-it edhe përkundër kundërshtimeve të Ankarasë, e cila ka dokumentuar se ajo është dega siriane e organizatës terroriste PKK.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga SHBA-të, BE-ja dhe Turqia.

Më 20 janar, Turqia nisi Operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar anëtarët e PYD/PKK-së dhe ISIS-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Të fundit