Flash News

KRYESORE

Turqia i kërkon Shqipërisë ‘kokën’ e gylenistëve. Çfarë u diskutua mes Ramës dhe ministrit turk

Turqia i kërkon Shqipërisë ‘kokën’ e

Kryeministri Edi Rama ka pritur dje në një takim ministrin e brendshëm turk, Süleyman Soylu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sipas medias turke, ‘Anadolu Agency’, në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016.

Kujtojmë se shteti turk u ka kërkuar me kohë autoriteteve shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen.

Dy pikat e tjera të takimit mes Ramës dhe ministrit të brendshëm të Turqisë ishin krimi i organizuar dhe çështjet e emigracionit.

Të fundit