Flash News

KRYESORE

Turqia kundër planit të Trump-it për paqen Palestinë-Izrael, Arabia Saudite e mbështet

Turqia kundër planit të Trump-it për paqen Palestinë-Izrael,

Partitë parlamentare të Turqisë dënuan planin e paqes për Lindjen e Mesme të prezantuar nga presidenti o SHBA-së Donald Trump. Në një deklaratë të përbashkët ato e quajtën të ashtuquajturën "marrëveshja e shekullit" si një "plan të paqëndrueshmërisë dhe konfliktit".

"Plani është kundër vendimeve të OKB-së dhe perspektivës së zgjidhjes dyshtetërore", thuhet në deklaratë.

Sipas planit, SHBA njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.

Partitë e kanë bërë të qartë se asnjëherë nuk do të mbështesin asnjë iniciativë e cila injoron të drejtat dhe liritë themelore të palestinezëve. Kurse Arabia Saudite bëri të ditur se vlerëson përpjekjet e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në lidhje me planin e paqes Palestinë-Izrael.

Ministria e Punëve të Jashtme informoi se do të mbështesë çdo lloj përpjekjeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me çështjen palestineze pasi të shqyrtojë planin e shpalosur nga administrata amerikane.

Të fundit