Flash News

KRYESORE

"Turqia 'meriton diçka tjetër'", Erdogan “përplasje” në distancë me Macron: Franca po drejtohet nga 'një i paaftë'

"Turqia 'meriton diçka tjetër'", Erdogan

I zemëruar nga deklarata e Macron se Turqia "meritonte diçka tjetër", Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka vendosur t’i kthehet në të njëjtën formë homologut të tij francez, kur tha se Franca po drejtohet nga një "i paaftë".

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e “Medaljes Shtetërore të Nderit”, Erdogan tha se "Turqia nuk do të përkulet para gjuhës së kërcënimeve ose shantazheve, as piraterisë”, duke shtuar se: “Ne kemi argumentuar që në fillim që problemi duhet të zgjidhet përmes dialogut, negociatave dhe rregullave të fqinjësisë së mirë".

“Pavarësisht nga sfidat dhe sjellja fëminore e palës tjetër, ne kemi vepruar seriozisht për të qenë gjithmonë një shtet i drejtë dhe i madh. Në procesin e kalimit në këtë fazë, logjika, qetësia dhe qëndrimi i mprehtë i treguar nga Turqia është i rëndësishëm. Ne do të vazhdojmë të tregojmë pjekurinë e kërkuar dhe më gjerë. Ata që i afrohen Turqisë me sinqeritet do ta kuptojnë se sa të drejtë jemi gjithmonë, por ata që testojnë durimin dhe vendosmërinë e Turqisë do të marrin përgjigjen e merituar ", u shpreh ndër të tjera Erdogan.

Armiqësia midis dy liderëve është rritur që kur Macron paralajmëroi se mungesa e përgjigjes së NATO-s ndaj një operacioni turk në Sirinë veriore tregoi se aleanca po kalonte një "vdekje të trurit". Ndërkaq, mosmarrëveshjet mes palëve u përshkallëzuan më shumë, pasi Franca muajin e kaluar dërgoi anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke.

Bashkimi Evropian pritet të diskutojë javën e ardhshme për mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, pas dërgimit të anijeve të saj në ujërat mesdhetare për të kërkuar naftë dhe gaz.

Erdogan akuzoi BE-në se ka zbatuar "standarde të dyfishta kundër Turqisë për një kohë të gjatë". Ai tha në një takim virtual të partisë së tij në pushtet se "logjika e Macronit, duke fajësuar Turqinë për problemet rajonale, nuk funksionoi".

Erdoğan po ashtu akuzoi vendet fqinje dhe BE për ngritjen e "kurtheve" në Turqi, pasi sipas tij, ata po bëjnë "llogaritjet" e tyre.

"Me mbështetjen e kombit tonë, ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që është e mirë, e drejtë dhe e dobishme për vendin tone…

Edhe nëse demokracia dhe ekonomia e Evropës dhe Amerikës shkatërrohen plotësisht, ne do të vazhdojmë të pretendojmë të drejtat dhe liritë e vendit tonë", tha Erdoğan. Ndërkohë, referuar çmimeve të tregut, monedha turke sot arriti nivelin më të ulët në dollarin amerikan.

Të fundit