Flash News

KRYESORE

"Turqia nuk i ka dhënë asnjë regjistrim audio ndonjë zyrtari të huaj për çështjen Khashoggi"

"Turqia nuk i ka dhënë asnjë regjistrim audio ndonjë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, tha se vendi i tij do t'i ndajë të gjitha rezultatet para opinionit botëror në lidhje me ngjarjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, duke shtuar se Turqia deri më tani nuk ka ndarë ndonjë informacion me asnjë shtet për këtë çështje.

Duke folur në Tiranë në lidhje me ngjarjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u zhduk pasi ka hyrë më dy tetor në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, Çavusoglu, ka refuzuar pretendimet se Turqia i ka dhënë regjistrim audio Sekretarit Amerikan të shtetit Mike Pompeo.

"Turqia nuk i ka dhënë sekretarit Pompeo apo ndonjë zyrtari tjetër regjistrime audio", tha Çavusoglu.

"Do të ndajmë të gjitha rezultatet para opinionit botëror në lidhje me Khashoggi. Nuk kemi ndarë ndonjë informacion me asnjë shtet", shtoi shefi i diplomacisë turke.

Mediat amerikane kishin pretenduar se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë qëndrimit të tij të fundit në Ankara ka dëgjuar audio-regjistrime të cilat flasin se gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë brenda Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Kërkesë për shkarkimin e Bruçajt? Çavusoglu i shmanget përgjigjes. Bushati: Janë spekulime; Turqia nuk mund të përfshihet

Konferenca me Bushatin, ministri turk: Tiranës i kemi dorëzuar listën me emrat e njerëzve të Gylen; kërkojmë ekstradimin

Të fundit