Flash News

KRYESORE

Turqi/Vret nusen teksa po përgatiteshin për ceremoninë martesore

Turqi/Vret nusen teksa po përgatiteshin për ceremoninë martesore

Një dasmë është kthyer në tragjedi në Bursa të Turqisë. 22 vjeçarja Güllü Yurtoğlu është vrarë nga burri i saj 23 vjeçar Metehan Yurtoğlu, mëngjesin e së shtunës, i cili e goditi atë për vdekje me thikë. Vrasja është kryer në lagjen “Isabey” të Bursas, shkruan gazeta e madhe turke “Hyrriet”.

Metehan Yurtoğlu i kishte kërkuar 4 muaj më parë familjes së vajzës pëlqimin për t’u martuar, ndërsa kishin filluar përgatitjen për martesën zyrtare që pritej të bëhej të dielën e javës së ardhshme.

Të fundit