Flash News

KRYESORE

Tusk takon Thaçin në Kosovë, ia bën të qartë kushtin e vetëm për anëtarësim në BE

Tusk takon Thaçin në Kosovë, ia bën të qartë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ishte ditën e djeshme në Kosovë në kuadër të turit të tij në Ballkan dhe mbajtjes së samitit në Sofie më 17 maj.

Gjatë takimit me presidentin Hashim Thaçi, Tusk e deklaroi qartazi se Kosova nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

"Pa normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve, nuk shoh se si mund të ndodhë një përparim i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian", u shpreh  Tusk, i cili edhe në Beograd ka transmetuar të njëjtin mesazh.

Nga ana tjetër, Thaçi, ritheksoi përkushtimin ndaj këtij procesi. "Kosova mbetet e interesuar jo vetëm të vazhdojë dialogun me Serbinë, por edhe ta kthejë atë në një proces të mirëfilltë të pajtimit dhe të ndërtimit të paqes së qëndrueshme në rajon".

 

 

Të fundit