Flash News

KRYESORE

Tutor prostitucioni dhe mafioz, arrestohet në Durrës 52-vjeçari i shpalluar në kërkim ndërkombëtar

I shpalluri në kërkim ndërkombëtar për prostitucion dhe për pjesëmarrje në organizatat e mafias, 52-vjeçari Agim Kolgjini nga Shijaku, është arrestuar nga policia e Durrësit dhe do të ekstradohet drejt Italisë.

Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. 

Të fundit