Flash News

KRYESORE

TVSH-ja për bizneset e vogla, Ahmetaj: Kosto vetëm për ata që punojnë në informalitet

TVSH-ja për bizneset e vogla, Ahmetaj: Kosto vetëm për ata

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka folur në Asamblenë e PS-së për vendimin e kryeministrit Edi Ramapër të rikthyer TVSH-në për biznesin e vogël, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë prag, pra TVSH-ja do të fillojë që të zbatohet që nga zero.

Sipas Ahmetajt, TVSH-ja do të shtrihet deri tek bizneset me qarkullim nga zero por theksoi se kjo nuk ka rritje të kostos për ato biznese formale, por vetëm për ato që punojnë në informalitet. ” Ka rritje të kostos për ata që punojnë në informalitet. Për ata që janë formalë kjo s’ka kosto” tha Ahmetaj.

Megjithatë, eskpertët kanë paralajmëruar se përpjekjet për të krijuar ciklin e mbyllur të pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, duke ulur pragun e taksimit nga 5 milionë lekë, që është aktualisht, në zero pas 1 janarit 2018, më shumë se sa formalizim, pritet të sjellin çmime më të larta për konsumatorët dhe falimente masive në shtresat më të brishta të biznesit.

Të fundit