Flash News

KRYESORE

TVSH për bizneset e vogla, reagon Vasili: Kthimi i shqiptarëve të varfër në skllevër kënaq kryeministrin

TVSH për bizneset e vogla, reagon Vasili: Kthimi i shqiptarëve të

Kthimi i TVSH-së për bizneset e vogla ka shkaktuar reagime të shumta. Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së, Petritë Vasili ka deklaruar përmes një statusi në Facebook se TVSH-ja për bizneset e vogla është një problem kritik për mbijetesën e tyre.

Ai gjithashtu e ka konsideruar kryeministrin marionetë e oligarkisë,  dhe se ai nuk i do shqiptarët e varfër por asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq atë.

“Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në e biznesit të vogël.

Mijëra qytetarë që kanë lidhur mbijetesën e familjeve dhe fëmijëve të tyre me biznesin e vogël janë në ankth.

TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë.

Rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike.

Ky mediokër kryeministër është i qetë vetëm kur oligarkët gëzohen për rregullat, që ai vë dhe i pasuron pa fund ata.

Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë.

Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shëndrruar në marionetë të oligarkisë.

Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq”- është shprehur Vasili.

Të fundit