Flash News

KRYESORE

Twitter ju ka mbyllur llogarinë? Tashmë mund të apeloni përmes telefonit

Twitter ju ka mbyllur llogarinë? Tashmë mund të apeloni

Disa përdoruesve të Twitter iu janë mbyllur llogaritë për shkak se kanë shkelur rregulloren. Ata tashmë mund të apelojnë nga aplikacioni në telefon nëse kjo masë ka qenë e tepruar.

Pasi publikoni një cicërimë e cila raportohet, moderatorët e Twitter vendosin nëse llogaria juaj duhet të mbyllet apo jo. Përdoruesi,t të cilët mendojnë se llogaritë u janë mbyllur pa të drejtë, duhej të aplikonin përmes një formulari online.

Twitter thotë se funksioni i ri i raportimit do të ulët kohën e përgjigjes me 60%. Nëse Twitter arrin në përfundimin se keni shkelur rregullat, ju do të merrni një njoftim me cicërimën në fjalë së bashku me rregullin që keni shkelur.

https://twitter.com/i/status/1113139073303089152

Të fundit