Flash News

KRYESORE

Twitter sjell një funksion të ri që lejon fshehjen e komenteve

Twitter sjell një funksion të ri që lejon fshehjen e komenteve

Twitter po zhvillon një opsion me të cilin përdoruesit mund të fshehin replikat ndaj postimeve të tyre.

Funksioni i ri quhet “Hide Tweet” dhe në vend që të bllokojë komentet, i fsheh ato për sytë e publikut. Përdoruesit e tjerë më pas mund të klikojnë butonin “View Hidden Tweets” për t’i parë replikat e fshehura.

Përdoruesit ngritën shqetësimin nëse mund të abuzohet me funksionin e ri. Kështu përdoruesit mund të ndalojnë debatin e në rastin më të keq një politikan mund të bllokojë qytetarët dhe njerëzit që i komentojnë. Twitter shpjegoi se funksioni i ri është më tepër moderim sesa mjet bllokimi.

Të fundit