Flash News

KRYESORE

Twtter "urren" episodin e parakohshëm të lojës së froneve (GOT)

Twtter "urren" episodin e parakohshëm të lojës së
Kujdes: Spoilers më poshtë (për ata që nuk e kanë parë ende episodin). "Game of Thrones", një nga shfaqjet televizive më të ndjekura në të gjitha kohërat, ka shkatërruar zhvillimin e personazheve. Të paktën kështu ndihen fansat. Sa duket, këtë shfaqje nuk e do më askush. Ndërsa fansat kanë qenë në pritje të përfundimit të ngjarjeve epike, fantazi, për pothuajse 10 vite, mbase duhet të kishim qenë më të kujdesshëm për atë që dëshironim. Nëse jeni fans i Jon Snow, jeni i mërzitur se ai është i trishtuar, këtu në fund të botës. Nëse je fans i Daenerys, me siguri jeni duke pyetur se ku ka shkuar heroina e pjekur dhe e maturuar. Fansat e Arya-s, mendojnë se përse ajo do të kishte nevojë për fytyra nëse as nuk do i duheshin në fund. Shfaqja me audiencë botërore, si duket ka inatosur shumë shikuesit, sidomos në episodin e natës së kaluar. Vdekja e personazheve të mëdhenj nuk ka të ngjarë t`i pëlqejë askujt. Po kali në fund të episodit 5? Çfarë tregon e gjithë ajo? Epo, ndodhi: Daenerys në dukje u bë "Mad Queen" (Mbretëresha e Tërbuar). Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh në Twitter. Fansat janë zhgënjyer për këtë fund që po produksioni po i jep personazhit Daenerys, e cila ishte ajo që çliroi me qindra njerëz nga skllavëria nga njëri vend në tjetrin. Khaleesi, që më parë kishte shmangur vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, - injoroi kambanat e dorëzimit të "King`s Landing" dhe ndoqi "Red Keep", duke djegur GJITHÇKA me dragoin e saj, Drogon. Duke vepruar kështu, ajo vrau Jaime, Cersei, 'The Mountin', 'The Hound' dhe Qyburn. Ajo gjithashtu dogji të gjallë dhe Varys më herët, sepse ai e tradhtoi. D.B. Weiss dhe David Benioff (krijuesit e shfaqjes të cilët kanë shkruar dhe sezonin e tetë) e shpjegojnë : Dany humbi aq shumë sa ajo u këput (humbi njerëzit e saj më të afërt). Të gjithë njerëzit që ajo donte më shumë i humbi ose i vdiqën dhe ajo është shumë e vetme dhe kjo është një gjë e rrezikshme për dikë që ka aq shumë fuqi. Por fansat nuk e kanë pëlqyer aspak këtë kthesë të "Game of Thrones" dhe sesi po përfundojnë personazhet.

Të fundit