Flash News

KRYESORE

'Ty dhe familjarët e tu i pret një fund i tmerrshëm'; Kërcënoi me jetë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, 10 vite burg për Muharrem Zilijën

'Ty dhe familjarët e tu i pret një fund i tmerrshëm';

Gjykata ka dënuar  me 10 vjet burg Muharrem Zilijën, personi i cili kërcënoi me jetë drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Zilija, nën akuzë për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike, u arrestua me vendim të Gjykatës së Tiranës, disa muaj pas kërcënimit të bërë ndaj Agim Ismailit.

Ai i kishte dërguar një mesazh kërcënimi Ismailit në telefon në muajin nëntor 2019, ku i shkruante "se atë dhe familjarët i tij i pret një fund i tmerrshëm".

"Të kam nisur dy here fjale me njerezit e tu, ti vazhdon me na ra ne qafe, ky eshte paralajmerimi i fundit, nese do te vazhdosh ty dhe famiiljaret i pret nje fund i tmerrshem,po deshe provoje nuk do gezohesh nje minut" thuhet në mesazhin dërguar Ismailit", thuhej në mesazh.

Zilija, kërcënimin ndaj kreut të Burgjeve e ka bërë nga një numër që fillimisht nuk mund të identifikohej. I alarmuar nga mesazhet që vinin në adresë të tij, Ismaili ka bërë kallzim penal për kërcënim, ndërkaq përmes mesazheve të dërguara në numrin e tij të telefonit u bë dhe gjetja e autorit.

Të fundit