Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
'Tym i bardhë' nga tryeza për Reformën Zgjedhore, ambasadorja Kim: Topi tani është në fushën e Bashës
Pas takimit të sotëm të ambasadorëve me Këshillin Politik, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaroi se ka “një marrëveshje shumë të mirë”.
Në prononcimin për mediat Kim i njohu merita të veçanta maxhorancës.
Por, ambasadorja Kim la të kuptohet se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka thënë ende PO. Për këtë arsye, ajo u shpreh se tashmë “topi” është në fushën e liderit të opozitës, për të dhënë aprovimin.
“E përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosë Shqipërinë drejt anëtarësimit. Përmban hapa domethënëse që janë rekomanduar nga ODHIR. Ka ardhur koha për PD, mikun tim Luli Basha që të balancojnë të gjithë faktorët e të thotë po për popullin shqiptar e Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në dorën e tij”, tha Kim.
Takimi për Reformën Zgjedhore nisi në orën 11.00 e u mbyll në orën 22:00, me disa pauza në mes. Ky takim u mbajt mes Këshillit Politik dhe ambasadorëve në rezidencën e SHBA.
Aktualisht kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në selinë blu bashkë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe me dy përfaqësuesit e opozitës në tryezë, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin. Këta dy të fundit nuk u kthyen në rezidencën amerikanë edhe pas pushimit 90 minutësh, ndryshe nga ç’bënë kolegët e tyre, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.
Kujtojmë se dje pas 9 orësh diskutimi nuk u arrit asnjë marrëveshje. Kim theksoi fort se nëse palët arrijnë konsensus për ‘tema’ të reja përtej rekomandimeve të OSBE-ODHIR, diplomatët do të bien dakord me palët.