All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tym i zi në kabinën e pasagjerëve, avioni i linjës Tiranë-Ancona ulje emergjente në Rinas

Tym i zi në kabinën e pasagjerëve, avioni i linjës
All - Paragraf - 1

Incident në avionin e linjës Tiranë-Ancona.

All - Paragraf - 3

Pasagjerët kanë konstatuar tym të zi në kabinë, pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim dhe për pasojë, avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente sërish në Rinas.

Një prej pasagjerëve në avion, Abedin Mehmeti ka treguar për ‘News 24’ se në bord ndodheshin rreth 50 persona, mes tyre gra e fëmijë dhe sapo kanë parë tymin e zi në kabinë janë alarmuar dhe janë vënë në panik.

“Ishte shumë e frikshme. Ishim ne pasagjerët që e pamë tymin dhe i ramë sinjalit. Na thanë që ishte vetëm një defetk teknik në motor dhe na njoftuan se do ktheheshim sërish në aeroport sapo kaluam Durrësin.  Ky është një avion i linjës ‘Blue Panorama’ dhe raste tilla nuk është hera e parë që ndodhin. Kjo kompani mban avionë të vjetër dhe me defekte, është e turpshme”, u shpreh pasagjeri, i cili shtoi se prej tre orësh ndodhet në aeroport për t’u nisur me një tjetër avion, të po të njëjtës kompani.

Të fundit