Flash News

KRYESORE

“U adoptova në Gjermani dhe humba vëllain”, këngëtarja shqiptare tregon vështirësitë që ka kaluar

E ftuar në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv, këngëtarja Maya Aliçkaj ka treguar për momentet e dhimbshme që i ka shkaktuar humbja e vëllait si dhe ka treguar që ajo është e adoptuar nga një grua në Gjermani.

“Jam tërhequr goxha nga fatkeqësia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla,” ka thënë këngëtarja.

Ndërkohë, ajo ka kujtuar dhe moment nga Gjermani dhe se si është përballur me jëtën si emigrante.

“Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty,” ështëshprehur Maya.

Të fundit