Flash News

KRYESORE

U aksidentua në Itali, identifikohet shqiptari që humbi jetën

U aksidentua në Itali, identifikohet shqiptari që humbi jetën

Identifikohet shqiptari që u aksidentua për vdekje një ditë më parë në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari i aksidentuar është identifikuar si Selim Selmani, 58 vjeç. Ai u përplas për vdekje nga një makinë tip “Fiat” në rrugën “Scopa” të zonës industriale të Centobuchi.

Mësohet se shqiptari u përplas ndërsa po lëvizte në këmbë, ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

58-vjeçari jetonte pranë zonës ku ndodhi aksidenti prej vitesh me familjen e tij.

Të fundit