Flash News

KRYESORE

U aksidentuan me makinë dhe përfunduan në lumë, gjendet trupi i pajetë i njërit prej policëve

U aksidentuan me makinë dhe përfunduan në lumë, gjendet

Rreth një javë pas aksidentit automobilistik, ku automjeti i dy policëve ra në lumin Lepenc , polumbarët kanë mundur të gjejnë trupin e njërit prej dy policëve të zhdukur.

Policia ka konfirmuar se në kilometrin e pestë nga vendi ku ka ndodhur aksidenti në drejtim të komunës së Hanit të Elezit është gjetur trupi i policit Malsor Dashi.

"Njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca, në kilometrin e pestë nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Malsor Dashi", thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Pavarësisht kërkimeve intensive që prej të shtunës që kaloi, ekipi i zhytësve ka mundur të gjejë trupin e njërit prej policëve, ndërsa vijojnë kërkimet edhe për policin tjetër të zhdukur Armend Trena.

Të fundit