Flash News

KRYESORE

U akuzua nga ambasadori Lu si anti-LGBT, Manjani ndryshon qëndrim: Nëse duan, u ofroj shërbime avokatie pa pagesë

U akuzua nga ambasadori Lu si anti-LGBT, Manjani ndryshon qëndrim:

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish pas akuzave që i adresoi Ambasadori Amerikan, Donald Lu, duke e quajtur atë si një politikan anti-LGBT.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Manjani theksoi se nuk është kundër komunitetit, madje nëse dikush ndihet i kërcënuar, atëherë është gati t'i ofrojë shërbime avokatie pa pagesë.

“Unë e kuptoj se ka një vëmendje mediatike të ngritur për të shpërqëndruar njerëzit nga çështjet kryesore. Respekt për LGBT. Nëse dikush ndihet i bulizuar apo i kërcënuar apo ka ndonjë shqetësoim, unë jam gati t'u ofroj shërbime avokatie pa pagesë. Jam shumë tolerant në këtë pjesë, por n'a lini fëmijët të qetë në shkollat tona”, ka pohuar Manjani.

Nga ana tjetër, Manjani shtoi se ambasadori Lu duhet të merret me çështje më të rëndësishme, siç është kapja e sistemit të drejtësisë nga kryeministri Rama.

Të fundit