Flash News

KRYESORE

U akuzua për abuzim me fondet, del nga burgu ish-zyrtari i ARRSH

U akuzua për abuzim me fondet, del nga burgu ish-zyrtari i ARRSH

Apeli i Krimeve të Rënda ka nxjerrë nga burgu duke i dhënë masën “arrest shtëpie”, Albenc Alites, ish-zyrtar i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ish-drejtori i njësisë së menaxhimit të projektit të rrugës ende të papërfunduar, u arrestua disa muaj më parë  me ish-kreun e ARRSH Dashamir Xhikën dhe Aksel Qurdukën.

Tre ish-zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rrugës, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej afro 80 mln euro.

Të fundit