Flash News

KRYESORE

U akuzua për fyerje ndaj fesë islame, Rihanna reagon dhe kërkon falje: Kemi lënduar motrat dhe vëllezërit tanë myslimanë

U akuzua për fyerje ndaj fesë islame, Rihanna reagon dhe kërkon
Rihanna është përballur me një sërë reagimesh në Insternet për mosrespektim të vlerave të Islamit duke përdorur një këngë që ka vargje të Hadithit. Kënga "Doom" është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë. Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat pasi reagimet kanë qenë të shumta dhe Rihanna ka reaguar duke kërkuar falje publike. Në një postim në story, Rihanna shkruan: “Unë do të doja të falenderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madhe që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim. Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona muslimanë, dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin.”  

Të fundit