Flash News

KRYESORE

U akuzua për mesazh politik, Guardiola gjobitet me 20 mijë paund për shiritin e verdhë

U akuzua për mesazh politik, Guardiola gjobitet me 20 mijë paund

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është gjobitur këtë të premte me 20 mijë paund për shkak të shiritit të verdhë që mbajti në mbështetje të politikanëve të burgosur në vendlindjen e tij në Katalonja.

Ish-trajneri i Barcelonës, pranoi gjatë kësaj jave akuzën e ngritur nga Federata e Futbollit për “përcjelljen e një mesazhi politik”, në shkelje të rregulloreve mbi uniformën dhe publicitetet në futbollin anglez.

Guardiola mori dy paralajmërime për mbajtjen e shiritit të verdhë, por veprimi më i fundit i Federatës është marrë pasi ai e vuri atë edhe gjatë ndeshjes së Manchester Cityt me Wigan Athletic, e vlefshme për “FA Cup”, që u zhvillua më 19 shkurt.

Të fundit