Flash News

KRYESORE

U akuzua për ngacmime seksuale, Federata i del në mbrojtje trajnerit të Argjentinës

U akuzua për ngacmime seksuale, Federata i del në mbrojtje trajnerit

Trajneri i kombëtares së Argjentinës,  Jorge Sampaoli, u akuza nga një gazetar se kishte tentuar të përdhunonte një kuzhiniere në ambientet e  Federatës Argjentinase të Futbollit, ndërkohë që kjo e fundit i ka dalë në mbrojtje.

Presidenti i institucionit e ka hedhur poshtë këtë akuzë të rëndë, duke theksuar se këto fjalë janë thënë nga dikush që do të dëmtojë kombëtaren.

“Besoj në ndershmërinë e Sampaolit. Këto lajme janë totalisht të pavërteta dhe janë thënë nga persona që kërkojnë të dëmtojnë kombëtaren argjentinase të futbollit. Janë idiotësira”, është shprehur Claudio Tapia.

Në media flitet për skandal, por ka edhe dyshime pasi gazetari dhe më parë ka akuzuar Lavezzin se pi hashash.

Të fundit