Flash News

KRYESORE

U akuzua për ‘njolla në dosje’, ikën Agim Hysi, një grua merr kreun e SHÇBA

U akuzua për ‘njolla në dosje’, ikën Agim Hysi,

Agim Hysi u vendos si drejtor i komanduar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Por pak ditë më vonë ai është shkarkuar nga ky post.

Hysi u akuzua dje nga Partia Demokratike si një person që në dosjen e tij disa njolla. “Agim Hysi, ka në dosjen e tij disa njolla, marrë në proçese për lirimin haptazi në kundërshtim me ligjin, të personave subjekt i krimeve të rënda. Ky është edhe shkaku për të cilin ai u shkarkua në vitin 2002 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe humbi çdo shkallë ankimimi, përfshirë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, akuzon PD.

Po kush  është Anila Trimi ,drejtoresha e re e SHÇBA:

Anila Trimi, mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), që nga 29 marsi 2018.

Përpara se të merrte këtë detyrë, nga Shtatori 2017 znj.Trimi mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshme në Ministrisë së Brendshme.

Maj 2015 deri në Shtator 2017 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Antitrafikut dhe Azilit në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë periudhës Qershor 2006 - Maj 2015 ajo ka punuar në Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit.

Ajo ka marrë pjesë në hetime të përbashkëta me autoritetet e zbatimit të ligjit të Gjermanisë, Zvicrës, Italisë,  Mbretërisë së Bashkuar, vendeve të Beneluksit dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit në Europë.

Znj. Trimi ka mbajtur leksione në rolin e trajnuesit në Akademinë e Policisë, Tiranë, për procedurat hetimore të trafikimit të qenieve njerëzore, identifikimin e viktimave të trafikimit, teknikat e intervistimit, mbrojtjen e viktimave etj. Ajo ka punuar për hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit, për identifikimin, referimin dhe asistencën e viktimave të trafikimit si dhe planeve të veprimit për luftën ndaj këtij fenomeni.

Në periudhën Qershor 2001 - Qershor 2006, znj. Trimi ka punuar në Sektorin për Mbrojtjen e Fëmijëve, në Policinë e Shtetit. Gjatë kësaj kohe, ajo është caktuar gjithashtu për të trajnuar punonjësit e policisë në shërbim të mbrojtjes së fëmijëve dhe në lidhje me hetimet e rasteve të abuzimit të fëmijëve.

Në vitet 2000-2001 ajo ka rishikuar dhe hartuar draft ligjet dhe aktet nënligjore për policinë e Shtetit në bashkëpunim me Misionin e Asistencës Evropiane të Policisë në Shqipëri si pjesë e Grupi të Menaxhimit të Projekteve, në Ministrinë e Brendshme,

Nga Shtator 1996 deri në Qershor 2001, znj.Trimi ishte pjesë e strukturës së analizës në Drejtorinë e Mbrojtjes së Personaliteteve, në Gardën e Republikës.

Znj.Trimi ka mbaruar Akademinë e Policisë. Më pas është diplomuar në Fakultetin Juridik në Tiranë. Ajo ndjekur studimet pasuniversitare në “Drejtim dhe Menaxhimin e Policisë”, Universiteti i Leicester, Mbretëria e Bashkuar. Studimet për Master “Krimi Global, Drejtësia dhe Siguria” i ka kryer në Universitetin e Edinburgut, Skoci. Është certifikuar gjithashtu nga “Programi Ndërkombëtar i Drejtuesve”, Akademia Ndërkombëtare, Bramshill, Mbretëria e Bashkuar; dhe  “Akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit”, Budapest, Hungari;

Gjatë shërbimit në strukturat e rendit ka kryer një sërë kursesh kualifikimi, si: Programi i përbashkët i Policisë së Shtetit Shqiptar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM); Përgatitja e Reagimit të Bashkërenduar të Komunitetit ndaj Dhunës në Familje; Program i posaçëm për "Të Drejtat e Fëmijëve dhe Trajtimi i tyre nga Agjencitë e Zbatimit të Ligjit", i administruar nga UNICEF;

Program i Posaçëm "Analiza e Informacionit kriminal në Polici", nga Policia e Kent, Mbretëria e Bashkuar; Program i Posaçëm: " Policimi në Demokraci", Mbretëria e Bashkuar etj. Trimi flet rrjedhshëm gjuhën angleze, italiane dhe gjermane.

Të fundit