Flash News

KRYESORE

U akuzua për spiunazh, Huawei ofron ndërtimin e një qendre të sigurisë kibernetike

U akuzua për spiunazh, Huawei ofron ndërtimin e një qendre

Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit, Huawei, është vetë-ofruar për ndërtimin e një qendre të sigurisë kibernetike në Poloni.

“Jemi gati të themelojmë një qendër të sigurisë kibernetike në Poloni nëse autoritetet pranojnë,” ka thënë shefi i Huawei, Tonnay Bao.

Në janar, në Poloni u arrestua një punonjës kinez i Huawei dhe një shtetas polak. Ata akuzohen për spiunazh.

Huawei mohoi çdo lidhje me ngjarjen, duke thënë se punonjësi kishte vepruar pa dijeninë e kompanisë.

Ndërtimi i një qendre të sigurisë kibernetike mund të shihet si përpjekje e kompanisë për të përmirësuar imazhin e saj.

Të fundit