Flash News

KRYESORE

U akuzua se kërcënoi Halit Valterin, Gjiknuri e mohon: Keqardhje që debati për Kodin të bëhet personal

U akuzua se kërcënoi Halit Valterin, Gjiknuri e mohon: Keqardhje

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, në një prononcim për mediat ka mohuar të ketë kërcënuar Halit Vatlerin, duke shtuar se situata ishte një moment i ndodhur rastësisht dhe spontanisht.

"Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale.

Pse duhet ta kërcënojë unë Valterin? Deputete dhe komunikojnë unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale.

Unë akuza personale i kam dëgjuar nga të gjithë. Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre. Sot është një ditë e rëndësishme.", tha Gjiknuri.

I pyetur për akuzat e Valterit se PS ka blerë deputet për kalimin e ndryshimeve në Kod, Gjiknuri tha se: Ti denoncoj nëse i ka emrat e atyre që janë blerë dhe të mos bëjë deklarata në media."

Të fundit