Flash News

KRYESORE

U akuzua se kërcënoi Sekretarin e PS, reagon djali i kryebashkiakut: E telefonova për kafe, por refuzoi prej keqinterpretimit

U akuzua se kërcënoi Sekretarin e PS, reagon djali i kryebashkiakut: E

Reagon Edjon Hila, djali i kryetarit të Bashkisë së Vau Dejës, Zef Hila pas akuzave se ka kërcënuar me jetë Sekretarin për Mediat dhe Çështjet Sociale i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Agron Ceka.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hila hedh poshtë pretendimet e Cekës dhe tregon me detaje se çfarë kishte ndodhur mes tyre pas një telefonate nga djali i kryebashkiakut.

Reagimi:

Sqaroj opinionin publik, mediat, miqte qe me kane telefonuar qe ne oret e para te kesaj te diele, se nuk kam asnje lidhje me deklaraten e bere publike nga Agron Ceka.

Ne lidhje me rastin qe pretendon Agroni kam bere deklarimin tim ne Komisariatin e Policise Vau Dejes, ku eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe, dhe nuk ka pasur asnje lloj kercenimi.

Sa i takon takimit tone nje dite me pare, po ju sqaroj ne detaje: ” E kam telefonuar duke i kerkuar nje takim, me tha qe ishte ne shtepi ne fshatin Kosmaç. I kerkova te pinim nje kafe por e refuzoi per shkak te keqinterpretimit qe mund te krijohet ngaqe eshte Drejtor i Shkolles Pyjore ne Shkoder.

E mirekuptova dhe u takuam pak metra para baneses se tij.

E njoh personalisht, dhe jam i habitur per kete deklarate.

Megjithate duket qarte se kjo deklarate e nxituar eshte per shkak te afrimit te fushates elektorale.

Theksoj se me Agronin, nuk kam pasur asnjehere asnje keqkuptim, debat ose ndonje konflikt. Duke pasur parasysh figuren e tij prej nje mesuesi qe jep kontributin e tij cdo dite ne edukimin e brezit te ri ngela i shokuar nga keqperdorimi i tij pasi sic me kane informuar mbreme ka bere nje kallezim ndaj meje , ku po te hapen kamerat ne Komisariatin e Policise Vau-Dejes, shihet qarte qe nuk eshte vendim i tij personal por i partise qe ai perfaqeson pasi brenda ne komisariat e shoqeronte edhe Kryetari i PS Vau-Dejes.

Ftoj Prokurorine qe te hetoje ne lidhje me kete rast pa u ndikuar politikisht, nderkohe qe per Agronin kam nje keshille miqesore, mos bie pre e politikes per interesa te ngushta meskine.

Miqesisht Edjon Hila

Të fundit