Flash News

KRYESORE

U akuzua si spiun, deputetja e PS: Meçollari, ndër 5 personat me çertifikatën më të lartë të sigurisë

U akuzua si spiun, deputetja e PS: Meçollari, ndër 5 personat me

Komisioni i Sigurisë ka zhvilluar një takim me Shërbimin Informativ të Ushtrisë ku ndër të tjera është diskutuar edhe për emrin e ekspertit detar Artur Meçollarit, për të cilin janë ngritur dyshimë rreth të kaluarës së tij. Megjithatë, kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj ka hedhur këto zëra duke theksuar se Muçollari është ndër pesë personat që disponojnë certifikatën më të lartë të sigurisë në Shqipërië

“Përgjigjia ishte shumë e qartë nga ana e drejtuesve të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Personi në fjalë është ndër pesë personat që disponojnë certifikatën më të lartë të sigurisë në Shqipërië, është një certifikatë që jepet dhe mbështetet nga strukturat e NATO-s.  Kjo agjenci tek e cila ne ishim, asnjë shqetësim në lidhje me personin në fjalë. Dua të vë në dukje këtë fakt, të mos biem në batakun e shpifjeve që ngrihen shpesh herë me qëllime të caktuara politike”, tha Felaj para mediave.

Më tej, ajo deklaroi se konkretizimi i marrëveshjes me Greqinë është i rëndësishëm për faktin e vetëm se Shqipërisë krahas të tjerave i duhet që të mos ketë probleme me fqinjët në momentin e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

Të fundit