Flash News

KRYESORE

U anëtarësua në PD, i riu: Për demokraci, unë jam i pari që do burgosem

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Lezhë ku po zhvillon një takim me demokratët dhe 150 anëtarët e rinj të kësaj partie.

“Lezha është basioni kryesor i PD, por në zgjedhjet e fundit si Lulzim Basha si të gjithë e dimë se zgjedhjet u monitoruan nga krimi dhe presioni. Por të gjithë ne qytetarët po protestojmë që zgjedhjet e ardhshme t’i kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Kristiani.

Më tej ai ftoi të gjithë të rinjtë t’i bashkohen PD-së, ndërsa iu përgjigj qeverisë së kryeministrit Edi Rama i cili i ka paralajmëruar me burg protestuesit, se nuk trembet.

“Nëse do flasim për demokraci, unë jam i pari që do të burgosem për demokraci”, u shpreh i riu.

“Unë si i ri në qytetin e Lezhës dhe anëtar i ri i ftoj të gjithë qytetarët lezhianë që t’i bashkohemi PD që të ndezim një dritë jeshile drejt rrugës sonë evropiane. Nëse do flasim për demokraci, unë jam i pari që do të burgosem për demokraci”, tha më tej ai.

https://politiko.al/basha-nga-lezha-i-pergjigjet-rames-nderhyn-qytetari-nga-salla/

Të fundit