Flash News

KRYESORE

U anua nga tërmeti i 26 nëntorit, IKMT vendos 88 kg tritol për shembjen e pallatit 12-katësh në Durrës

U anua nga tërmeti i 26 nëntorit, IKMT vendos 88 kg tritol për

Një pallat 12- katësh në Durrës është shembur me shpërthim të kontrolluar, pasi kishte pësuar anim nga njëri krah nga tërmeti i 26 nëntorit vitin e kaluar. Përmes një njoftimi, IKMT bën me dije se për shembjen e pallatit u përdorën 88 kg tritol të vendosura në 1200 vrima.

IKMT sqaron se kjo metodë u përdor për shkak se rrëzimi i pallatit ishte i pamundur të kryhej me mënyrat e zakonshme, pasi muret e pallatit kanë qenë beton arme, 40 cm të trashë me dy zgara hekuri nga themelet deri në katin e 12-të.

Njoftimi i plotë i IKMT-së:

IKMT, 88 kg tritol pallatit 12 katësh në Durrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brëndshme të godinës. Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.

(Ne foto kryeinspektorja e IKMT, Dallendyshe Bici, gjatë inspektimit të objektit 12 katësh, pak përpara shpërthimeve)

Të fundit