Flash News

KRYESORE

U arratis në mënyre spektakolare nga salla e gjyqit, përfundon aventura e vlonjatit, kapet në Greqi

U arratis në mënyre spektakolare nga salla e gjyqit, përfundon

Një vit pasi arriti të arratiset nga salla e gjyqit në gjykatën e Vlorës, përfundon aventura e Mikel Kasajt, i cili është arrestuar në Greqi.

I riu u arrestua në Athinë si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa, bashkë me 6 shqiptarë dhe 2 grekë.

Po ashtu, gjatë operacionit u sekuestrua edhe një automatik kallashnikov, dy pistoleta, një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis.

Kasaj u largua nga salla e gjykatës së Vlorës më  23 maj të 2018-ës kur do të njihej me masën e akuzës për pengmarrje.

Të fundit