Flash News

KRYESORE

U arratis nga burgu vitin e kaluar, kapet në Vlorë i kërkuari nga policia

U arratis nga burgu vitin e kaluar, kapet në Vlorë i kërkuari nga

Kapet nga Policia e Vlorës i kërkuari E. Gj, 36 vjeç, banues në Vlorë, për shkak se u largua vitin e kaluar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Ndalimi i tij u bë për arsye se ky shtetas ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", por kur ka dalë me leje për në vendin e banimit Vlorë, ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më.

Ky shtetas, ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale, pasi akuzohet për "Vjedhje" të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Të fundit