Flash News

KRYESORE

U arratis nga gjykata, flet babai i Saimir Ahmetit: Nuk e prisja veprimit e tim biri; ka ndërhyrë ish-vjehrra

U arratis nga gjykata, flet babai i Saimir Ahmetit: Nuk e prisja veprimit e tim

Saimir Ahmeti u arratis ditën e sotme nga tualeti i Gjykatës të Apelit pasi u dha dënimi me burg për të. I ati i tij, në një lidhje direkte në News 24 u shpreh se nuk është dakord me veprimin që ka bërë i biri, por që ai është detyruar nga rrethanat.

“Djali është i pafajshëm…u tremb. Nuk e prisja nga djali im që të arratisej. Do kërkoj ndihmën e Avokatit të Popullit”, u shpreh i ati Thoma Ahmeti.

Ndërsa psikologu i djalit Saimirit u shpreh se Saimiri është një djalë shembullor por u mpleks me komshien, me të cilën u martua, por që akuzohet nga ish-vjehrra se e ka qëlluar me shuplaka vajzën e saj.

“E çuan djalin në policinë e Sarandës dhe e lanë brenda. Pastaj e çuan në apel. Vajza e do dhe ky e do me shpirt. Janë të gjitha akte me nënës së vajzës.

Ajo që bëri, gabim qe, por djali kaloi si krizë mendore. Ose do vriste veten, ose policët ose familjarët. Djali u bë skifter. Djali ngaqë është shumë me sedër kaloi, dhe si puna e tij janë shumë e shumë të tjerë”, u shpreh psikologu i tij.

Të fundit