Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
U arratis me not nga Liqeni i Shkodrës, sot drejton restorantet Alba dhe Zef në SHBA/ Historia e pabesueshme e Leo Kekës
Emigrantët kanë kërkuar strehim në Bregun e Amerikës që kur anija Mayflower u ankorua në Plymouth më 1620-n. Kjo është historia e një emigranti modern, i cili mbërriti në brigjet amerikane duke kërkuar lirinë nga persekutimi, rreziku dhe varfëria.
Leo Keka personifikon ëndrrën amerikane. Në moshën 49 vjeçare, shqiptari zotëron dhe drejton dy restorante popullore në qendër të Quincy-t. Ai është një qytetar krenar amerikan, jeton në Milton dhe fëmijët e tij ndjekin shkollat katolike romane.
Keka po jeton një ëndërr, që shumica e klientëve të tij nuk e imagjinojnë dot.
Ai u rrit në një qytezë të vogël, nën një nga diktaturat më represive komuniste të epokës së Luftës së Ftohtë. Ai u arratis duke notuar përmes Liqenit të Shkodrës për në Jugosllavi dhe u mbajt për muaj me radhë në një kamp refugjatësh përpara se një organizatë bamirësie të paguante për fluturimin e tij për në Shtetet e Bashkuara, ku ai fitoi lirinë.
"Ku tjetër mund të bëja atë që kam bërë?" Tha Keka, teksa kontrollonte barin dhe sallën e ngrënies së restorantit Alba.
Keka ka lindur në vitin 1968, është një nga katër djemtë dhe një vajzë e familjes së tij. Babai i tij ndërtonte shtëpi, nëna ishte shtëpijake. Shqipëria ishte e varfër dhe e sunduar nga një regjim ultrakomunist aleat me Kinën Komuniste të Mao Tse-Tung. Familja e tij jetonte në një fermë jashtë qytetit të vjetër të Shkodrës. Ata ishin katolikë, por detyroheshin të adhuronin në fshehtësi në shtëpi Zotin. Diktatori Enver Hoxha kishte mbyllur të gjitha famullitë dhe kishte ekzekutuar disa priftërinj.
"Ndonjëherë nuk kishte ushqim", kujton Keka. Prindërit e tij sintonizuan me një antenë të improvizuar Zërin e Amerikës të transmetuar në një radio kineze. Pasi u rrit, ai e dëgjonte edhe më shumë, "por asnjëherë nuk biseduam me asnjërin për këtë", tha ai. "Mund të futeshe në burg pse dëgjoje."
Ashtu si të gjithë të rinjtë, ai ishte rekrutuar në ushtri kur ishte 18 vjeç dhe u caktua në detyrë kuzhine, ku zbuloi se i pëlqente. "Ishte një mënyrë për të mbijetuar," tha ai.
Deri në vitin 1990, shkatërrimi i regjimit komunist në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Evropës Lindore po lëkunde Shqipërinë, dhe Keka po mendonte që të largohej, "të kërkonte një botë më të mirë", tha ai. Ai e dinte se nëse ia dilte, familja e tij do të dënohej, por babai i tij Zef Keka i dha Leos bekimin e tij.
Një natë në pranverë, ai kaloi nëpër liqenin e Shkodrës që ndante Shqipërinë nga Republika Jugosllave e Malit të Zi. Ushtarët kishin qëlluar disa të tjerë që mundoheshin të iknin, por Keka ia doli mbanë. Ai nuk u mirëprit; ai u mbajt në burg me shqiptarë të tjerë dhe u dërgua në një kamp refugjatësh të mbrojtur në Beograd, "tani si refugjatët evropianë".
Stafi i ambasadës së SHBA intervistoi atë dhe të tjerët. Atij do t'i jepej azili në SHBA, Kanada ose Australi, por do të duhej të priste më shumë për të shkuar në SHBA. Por më herët se sa e priste, një organizatë bamirësie pagoi biletën e tij për në SHBA.
"Kostoja ishte 410 dollarë," tha Keka. "Ishte hera e parë që shihja një aeroplan."
Ai ishte një prej një dyzine shqiptarësh të cilët fluturuan për në Frankfurt të Gjermanisë dhe më pas për në qytetin e Nju Jorkut. Ata arritën më 17 dhjetor, në një natë të ftohtë, me dëborë një javë para Krishtlindjes. I vetmi person që Keka njihte në qytet apo Amerikë ishte një nga vëllezërit e nënës së tij, i cili isjte arratisur në vitet ‘60 dhe jetonte në Queens.
Ai nuk dinte asgjë tjetër për Anerikën, ishte 20 vjeç dhe nuk fliste asnjë fjalë anglisht. Por ju dha një shans, dhe ishte i vendosur të jepte maksimumin.
Kërkoi punë në Nju Jork për dy muaj, pastaj shkoi në Boston, duke shpresuar se perspektivat e tij do të ishin më të mira. Ai shkoi në restorantin Pier 4 të Anthony dhe i tha pronarit Anthony Athanas, "Kam nevojë për punë." Anthanas e punësoi atë si një pjatalarës, pastaj e bëri kamerier. Anthanasi i bleu Kekës një palë këpucë të zeza për këtë punë.
Keka punoi atje shtatë vjet, pastaj në Grillin. Nisi të mendonte për hapjen e një dyqani me pizza, siç kishin bërë disa të afërm të emigrantëve. Një ditë më 2001, ai ishte në Qendrën Quincy dhe pa se një restorant kinez në Hancock Street po mbyllej. E mori me qira lokalin dhe në vend të një dyqani me pizza ai hapi Alban - "i quajtur kështu për Shqipërinë", tha ai.
Alba së shpejti u bë një vend i shkëlqyer në sektorin e restoranteve të qytetit. Në vitin 2006 Keka u zhvendos në një tjetër rrugë pranë lokalit aktual të Alba. Kur u mbyllën disa dyqane aty pranë dhe vendet u liruan, ai bleu një restorant dhe e quajti atë Zef, në nder të babait.
Keka ishte qytetar amerikan kur hapi Alban dhe e mori shtetësinë bashkë me 400 emigrantë të tjerë në Faneuil Hall të Bostonit. Ai tha se ishte një nga pikat më të larta të jetës së tij dhe të dy prindërit e tij jetuan për ta parë këtë arritje.
"Unë kisha planifikuar që nga vitet e mia të para këtu (në SHBA) të bëhesha qytetar", tha ai. "Është një ndjenjë e mrekullueshme. Ti e di atë që je. Kur udhëton, trajtohesh ndryshe".
Tani ai thotë "Unë jam aq amerikan sa mund të jetë Amerika", e cila ndër të tjera do të thotë se ai është shumë i interesuar në politikë dhe është një tifoz entuziast i futbollit.
Ka një abonim sezonal ku ndjek Neë England Patriots. Në vitet e kaluara, disa lojtarë të Patriotëve dhe disa anëtarë të kundërshtarëve të tyre shkuan për të ngrënë tek Alba. Gjithashtu aty ka drekuar edhe një nga ish-Presidentët e Shqipërisë, të cilit Keka i ka shërbyer një supë tradicionale shqiptare.
Kur shkon në Shqipëri për vizita, takon shqiptarët që banojnë në vende të tjera dhe janë qytetarë atje. "Por ata nuk flasin për vendet ku jetojnë në të njëjtën mënyrë si unë," tha Keka. "Kur kthehem dhe të them se jam amerikan, flas me krenari për ktë. Është ajo që kam zgjedhur të jem ".
*Patriot Ledger
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38