Flash News

KRYESORE

U ndalua gjatë operacionit “Mezhgorani”, detyrim paraqitje për Henri Çilin dhe avokatin e tij

U ndalua gjatë operacionit “Mezhgorani”, detyrim paraqitje

Gjykata e Posaçme rivlerësoi masat e sigurisë për të arrestuarit dhe të dyshuarit e dosjes “Mezhgorani”, ku mes personave që u ndalua disa javë më parë ishte dhe botuesi dhe sipërmarrësi Henri Çili, i cili u la i lirë më pas. Me kërkesën e prokurorëve të SPAK, Altin Dumani dhe Elisabeta Millonai, gjyqtarja Irena Manoku vendosi masën “detyrim paraqitje” për Henri Çilin dhe avokatin e tij, Ilir Korbi. Në fakt, për këtë të fundit prokurorët kërkuan masën “arrest shtëpie”, por Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu masën “detyrim paraqitje”, raporton Balkanëeb.

Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi kanë përfituar zbutje të masës së sigurisë edhe disa persona të tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Mezhgorani”. Ky operacion u zhvillua në 28 shkurt të këtij viti, ku u vunë në pranga të paktën 27 persona. Mes të arrestuarve në atë kohë ishte dhe botuesi dhe sipërmarrësi Henri Çili, që sipas pretendimit të Prokurorisë do të ndikonte në një çështje gjyqësore në këmbim të përfitimit financiar.

Megjithatë, ai u lirua gjatë dhënies së pretencës me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, masë e cila do të vijojë të qëndrojë në fuqi. Operacioni i quajtur “Mezhgorani” u realizua pas një hetimi prej 6 muajsh dhe u prezantua si një sukses i Policisë së Shtetit, pasi në konferencën për mediat ishte vetë kreu i Policisë Ardi Veliu që dha lajmin për arrestimet.

Të fundit