Flash News

KRYESORE

U arrestua në Kosovë për vrasjen e Marjo Majollarit, Kastriot Gjuzi refuzon të japë dëshminë në polici

U arrestua në Kosovë për vrasjen e Marjo Majollarit, Kastriot

Një ditë pas arrestimit të tij në Kosovë, si një nga personat kryesor të dyshuar për vrasjen e Marjo Majollarit në 10 prill në zonën e Kinostudios në Tiranë, Kastriot Gjuzi refuzon të flasë para hetuesve të policisë.

40-vjeçari u arrestua nga policia e Kosovës dhe nuk rezultonte në sistmin TIMS, pasi kishte kaluar kufirin me mbiemër të ndryshuar, nga Gjuzi në Gega.

Ndërsa është dorëzuar nga policia e Kosovës te autoritetet shqiptare, Gjuzi nuk ka pranuar të janë asnjë lloj dëshmie, lidhur me vrasjen e 28-vjeçarit Marjo Majollari.

Po ashtu në kërkim u shpall edhe një tjetër person, që mendohet se e ka ndihmuar të largohej nga territori shqiptar.

Kastriot Gjuzi është vëllai i njërit nga dy viktimat që ka ekzekutuar me armë babai i Marjo Majollarit, Avni Majollari, aktualisht i dënuar me burg të përjetshëm.

Policia ka nisur hetimet në pistën e gjakmarrjes, 18 vjet pas ngjarjes, ndërsa Marjo ishte braktisur nga i ati kur ishte vetëm 2 vjeç.

Marjo kishte kërkuar azil edhe në Suedi, pasi kishte parandjerë rrezikun e gjakmarrjes, por i ishte refuzuar me argumentin se Shqipëria është vend i sigurt dhe se nuk kishte kërkuar mbrojtje në shtetin shqiptar.

 

 

Të fundit