Flash News

KRYESORE

U arrestua në Tiranë, ministri tregon sa vite burg do të bëjë Safet Bajri për llogari të Belgjikës

Ministri i Drejtësisë së Belgjikës, Koen Geens, është shprehur se Safet Bajri, i njohur edhe si Safet Rustemi do të qëndrojë të paktën 9 vite në burg për llogari të dënimit të marrë në këtë shtet.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘De Morgen’ duke sjellë në vëmendje se Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë marrëveshje ekstradimi mes tyre dhe për këtë arsye Safet Bajri do ta vuaj dënimin në Shqipëri.

‘De Morgen’ thotë në shkrimin e saj se Rustemi (Bajri) ishte në listën e kriminelëve më të kërkuar të policisë, derisa ai u dëbua vitin e kaluar nga Zyra e Imigracionit sepse ai qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

“Në fillim të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e Brukselit e dënoi me pesë dhe katër vjet burgim(9 në total). Ai e kundërshtoi atë dënim në kasacion, por ai e hodhi poshtë ankesën e tij në maj 2017. Disa javë më vonë ai u lirua me kusht. DVZ e dëboi atë nga vendi, edhe pse kishte një gjykim të ri penal kundër tij.

Këtë vit ai u dënua në mungesë deri në 13 vjet burg”, thuhet në shkrimin e ‘De Morgen’.

Më tej, media belge sjellë në vëmendje edhe takimin e zhvilluar javën e kaluar mes dy ministrave të Drejtësisë, Geens dhe Gjonaj, por thotë se të dy ministrat nuk dhanë detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre.

 

Të fundit