Flash News

KRYESORE

U arrestua nga policia, hajduti i celularëve ishte fotograf dhe kamerman personal i Edi Ramës

Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin Erind Vogli, 39 vjeç, pasi rezulton se është autor i disa grabitjeve në Tiranë. Vogli përdorte biçikletën për t’u vjedhur qytetarëve celularët.

Ndërkohë, mësohet se Vogli ka qenë një prej fotografëve, njëkohësisht edhe kameraman,  që ndjekin kryeministrin Edi Rama në fushatë. Ai ka publikuar foto ku shihet i ulur shumë komod në krah të Ramës.

Erind Vogli ka postuar edhe foto me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin ka një afrimitet të madh.

Njoftimi i policisë:

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.

Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.

Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Një telefon i markës HTC

Një biçikletë e markës Gial

Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.

Të fundit