Flash News

KRYESORE

U arrestua nga policia në kufi, shtrohet në spital ish-shefi i FNSH, gazetari: Prej një jave, po i blen ilaçet vetë

Kur qeveria dhe ministria e Shëndetësisë flet çdo ditë  për arritje dhe shërbime të reja mjekësore, në spitalin e QSUT situata është krejt tjetër.

Rasti më i fundit vjen nga ish-shefi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Osman Levanaku, i cili prej një jave është shtruar në spital nga një sëmundje e papritur.

Ka qenë gazetari Rexhep Polisi, ai i cili përmes një statusi në facebook, ka denoncuar faktin se ish-drejtuesi i lartë i Forcave Speciale po përballet me një krizë ilaçesh, të cilët prej një jave po i siguron me shpenzimet e veta.

Kujtojmë se Osman Levanaku u arrestua natën e ndërrimit të viteve 2017-2018 në pikën kufitare të Qafë Thanës. Ai u akuzua për dhunë gjatë protestës së Partisë Demokratike para Parlamentit, ditën kur PS-ja zgjodhi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Levanaku e konsideroi ndalimin si hakmarrje politike.

 

Të fundit