Flash News

KRYESORE

U arrestua për korrupsion, Berisha publikon foton e zyrtarit të tatimeve krah Edi Ramës

U arrestua për korrupsion, Berisha publikon foton e zyrtarit të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e Gentjan Elezit, njërit prej dy inspektorëve të hetimit tatimor në Durrës, të arrestuar pak ditë më parë për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë  funksione publike” dhe “Shpërdorim të  detyrës”.

“Po qe mik i Kallam Dështakut je vetëm hajdut! Sb

Ky ne foto është siçilisti Gentjan Elezi që u arrestua sepse gjobiste bizneset”, shkruan Berisha në Facebook, si dhe publikon foton e Elezit krah kryeministrit Edi Rama.

Sipas policisë, bashkë me Artan Krojin, kreun e PS në minibashkinë nr 3 në Tiranë kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

Të fundit