Flash News

KRYESORE

U arrestua për korrupsion në Gjermani, lirohet me kusht ish-lideri i Katalonjës

U arrestua për korrupsion në Gjermani, lirohet me kusht ish-lideri i

Disa ditë pas arrestimit të tij në Gjermani, ndërsa udhëtonte drejt Belgjikës është lënë i lirë ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont.

Gjykata gjermane ka rrëzuar argumentin rebelim" si arsye për të ekstraduar drejt Spanjës dhe urdhëroi lirimin e tij me kusht.

Megjithatë, gjykata në qytetin Shlesvih-Hollshtajn shtoi po ashtu se ai ende mund të përballet me akuzat për korrupsion në Spanjë.

Puigdemont është arrestuar në Gjermani muajin e kaluar, pasi Spanja ka lëshuar urdhër-arrest evropian për të.

Spanja i ka akuzuar separatistët katalanas për referendumin për pavarësi, të mbajtur në tetor.

Të fundit