Flash News

KRYESORE

U arrestua për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve në Berat, Gjykata jep masën e sigurisë për ish-drejtorin

U arrestua për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve në Berat,

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e sigurisë për ish-drejtorin e shkollës së mesme "Babë Dudë Karbunara”, Yzedin Hajdaraj.

Mësohet Hajdaraj ka marrë masën ‘burg pa afat’, pas arrestimit një ditë më parë nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve të vitit të dytë në gjimnaz.

Po pas arrestimit Hajdaraj ka mohuar kategorikisht në polici akuzat se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset duke thënë se jo vetëm që nuk i ka ngacmuar, por i ka ndihmuar adoleshentet.

Dy nxënëset e vitit të dytë, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura, kishin shkuar në zyrën e drejtorit për të biseduar për një provim që nuk e kishin kryer, pra e kishin të mbartur në lëndën e matematikës dhe këtu ato pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori. Më pas ato kanë vënë në dijeni prindërit në lidhje me situatën, dhe menjëherë kanë bërë edhe kallëzim në Polici.

Ndërkohë, menjëherë pas lajmit Drjtoria Arsimore e Beratit ka shkarkuar nga detyra drejtorin.

 

Të fundit