Flash News

KRYESORE

U arrestua për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve në Berat, ja çfarë dëshmoi në polici drejtori i shkollës

U arrestua për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve në Berat, ja

Yzedin Hajdaraj, drejtori i shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit, u arrestua vetëm një ditë më parë nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve të vitit të dytë në gjimnaz.

Po pas arrestimit Hajdaraj ka mohuar kategorikisht në polici akuzat se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij duke i quajtur shpifje të ulëta, shkruan “Panorama”.

Drejtori ka kujtuar se ka kaluar një jetë të tërë në sistemin arsimor duke shërbyer si mësues në shumë shkolla të rrethit të Beratit dhe kurrë nuk ka pasur asnjë ankesë ndaj tij.

Dy nxënëset e vitit të dytë, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura, kishin shkuar në zyrën e drejtorit për të biseduar për një provim që nuk e kishin kryer, pra e kishin të mbartur në lëndën e matematikës dhe këtu ato pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori. Më pas ato kanë vënë në dijeni prindërit në lidhje me situatën, dhe menjëherë kanë bërë edhe kallëzim në Polici.

Ndërkohë, menjëherë pas lajmit Drjtoria Arsimore e Beratit ka shkarkuar nga detyra drejtorin

Të fundit