Flash News

KRYESORE

U arrestua për vjedhjen e një banke, si u shkarkua nga puna gazetari i Top- Channel

U arrestua për vjedhjen e një banke, si u shkarkua nga puna gazetari i

U arrestua në orën 5 të mëngjesit nga tre blinda me policë, ndërsa akuzohej për veprën penale “vjedhje bankë me anë të mashtrimit”.

Kjo është arsyeja e fortë që më pas humbi edhe punën në Top Channel. Flavio Qarri i ftuar në emisionin “Një kat më lart” në In tv ka rrëfyer historinë e tij se si u akuzua për vjedhje banke, në një ditë të shënuar, në ditëlindjen e babait të tij, i cili prej asaj dite vuan nga tensioni.

“Unë kam kryer 3 ditë burg e dy vjet gjyqe. Më erdhi keq se arrestimi im u krye në 5 të mëngjesit, nga tre blinda me policë, pikërisht në ditën e ditëlindjes së tim eti. Ai u lëndua shumë dhe u bë me tension pas asaj dite. Shkoj të tërheq lekë, dalin 20 mijë lekë pasi unë i kisha kryer veprimet e regjistrimit dhe unë i bindur që ishin paratë e mia, i tërheq dhe vazhdoj jetën time. Pas 6 muajsh më thonë që dëgjo se ato nuk kanë qenë lekët e tua. Bie menjëherë dakord t’i kthej ato para dhe i kam kthyer ato para, para se të më shfaqeshin problemet ligjore.

Thjesht kjo banka në bashkëpunim me një Prokuror të çuditshëm vendosën që banka të mos pranonte që kishte qenë faji i bankomatit. Kjo është edhe një nga arsyet që humba punën në Top Channel”, u shpreh gazetari.

Ndiqni videon nga intervista e gazetarit pas minutës së ‘18.

Të fundit