Flash News

KRYESORE

U arrestua si pjesë e një organizate terroriste Itali, kush është 43-vjeçarja nga Tirana

U arrestua si pjesë e një organizate terroriste Itali, kush

Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane kanë vënë në pranga një grua, nënë e tre fëmijëve në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Në pranga u vu Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ”Pjesëmarrje në organizatë me qëllime Terroriste”.

Më herët, edhe Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano në Itali, e ka dënuar gruan me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Mësohet se bashkë me pesë shqiptarë të tjerë në 2015-ën ajo u arrestua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

“Kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime  terroriste.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative  për vendndodhjen e një shtetaseje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”, sqaroi policia e shtetit në njoftimin zyrtar.

Të fundit