Flash News

KRYESORE

U arrestuan me Fjolla Morinën, gjykata lë të lirë biznesmenin dhe shoferin që shoqëronin këngëtaren

U arrestuan me Fjolla Morinën, gjykata lë të lirë

Gjykata  e Kukësit ka vendosur të lërë të lirë biznesmenin e kapur në makinë me Fjolla Morinën dhe shoferin e saj pasi në armët e gjetura nuk kishte gjurmë gishtërinjsh të këtyre personave.

Më parë gjykata i kishte lënë në arrest me burg Fisnik Sylën dhe Fitim Mujin, por tani ata janë të lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokatja Aurora Guska që thoshte se pretendimi i tyre doli i vërtetë.

"Prokuroria ka kërkuar në seancën e mëparshme arrest me burg. Ne kemi patur pretendimin tonë që arresti i tyre ishte i paligjshëm dhe nuk kanë pasur asnjë dijeni për armën e gjetur në makinën e Fjolla Morinës. Ashtu siç pretenduam doli e vërtetuar me akt ekspertimi të gjurmëve papilare që gjurmët në armë nuk ishin gjurmët e shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji dhe për rjedhojë vetë organi i akuzës i kërkoi gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ne si mbrojtje kishim pretendimet tona, unë doja që të mos kishte as masë detyrim paraqitje. Kërkova të lihen në gjendje të lirë. Hetimet vazhdojnë për Fjollën" - tha avokatja.

Këngëtarja Fjolla Morina, biznesi dhe shoferi që e shoqëronin, u arrestuan më 19 shtator në Morinë, pasi u kapën me dy armë zjarri pistoletë me vete.

Ndersa këta dy të fundit u liruan, këngëtarja ndodhet ende në arrest shtëpie.

 

Të fundit